Qindra të ndaluar në një marsh për komunitetin LGBT në Stamboll

27/06/2022 11:42

Këto janë pamjet kur Policia në Stamboll ndërhyri për të penguar një marshim  në mbështetje të komunitetit LGBT duke ndaluar qindra prej tyre më 26 qershor.

Marshimi u zhvillua  rreth Sheshit Taksim, në zemër të Stambollit,qindra protestues kanë mbajtur flamuj shumëngjyrësh afër asaj zone, duke sfiduar ndalesën nga policia

 “Ne jemi këtu. Ne nuk jemi duke shkuar askund”, thanë ata.

Organizatorët kanë thënë që më shumë se 200 pjesëmarrës dhe aktivistë për komunitetin LGBT, janë ndaluar dhe se policia ka refuzuar t’iu mundësojë qasjen te avokatët e tyre.

Një gazetar turk ka thënë se disa prej tyre edhe janë rrahuar nga policia.

Turqia është bërë një prej shteteve të pakta myslimane që ka lejuar Paradën e Krenarisë më 2003.

Megjithatë, marshe të tilla janë ndaluar prej vitit 2015, duke përmendur çështje të sigurisë.

 

Top Channel