Mbërrijnë testet e lisë së majmunit/ Janë 250 teste që do përdoren për rastet e dyshura të infektimit

27/06/2022 15:59

Edhe pse nuk ka ende asnjë rast  të konfirmuar  me lijën e majmunit madje as të dyshuar, të paktën këtë konfirmon Institutit i Shëndetit Publik  janë siguruar 250  testet  e para që do të përdoren për  diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik.

“Do të kemi mundësi  që në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës të mund të testojmë rastet e dyshuara dhe kontaktet e tyre”, tha Ogerta Manastirliu.

Në muajin shtator pritet të mbërrijë një pajisje për laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik i cili do të mundësojë sekuencimin e genit të virusit  si në rastin e covidit për të dalluar nëse pacienti është prekur nga Delta apo Omicron e cila nuk është bërë asnjë herë në laboratorin tonë.

Shqipëria mbetet një vend me risk të ulët për t’u infektuar me lijën e majmunit thonë ekspertët në Institutin e Shëndetit Publik,  ndërkohe që vendet europiane janë në alert pasi janë konstatuar me shumë se 1700 raste.

Për shkak të sezonit turistik ku  shtohet lëvizja e qytetarëve ekziston mundësia që edhe në  Shqipëri të ketë raste .

Top Channel