Kërkuesi i floririt në Kanada gjen në akull mumjen 35,000-vjeçare të këlyshit të mamuthit (fotot)

27/06/2022 17:49

Zbulimi i bërë në Klondike është një prej kafshëve më të plota të mumifikuara të gjetura në Amerikë.

Sipas raportimeve, një i ri kërkues floriri që gërmonte në akullnajën e quajtur ironikisht ‘Kepi Eureka’, dha alarmin kur mjeti i tij hasi në diçka të pazakontë në fushat e floririt të Klondike.

Ajo që ai zbuloi u quajt më vonë nga paleontologët e territorit ‘mumja më e pabesueshme e një kafshe të epokës së akullit’, në formën e bebes se mamuthit që besohet se është 35 000 vjet e lashtë.

“Mumja e akullit është perfekte dhe e mrekullueshme,” tha paleontolog Grant Zazula, i territorit kanadez Yukon, për rrjetin Canadian Broadcasting Corporation.

“Ka trupin, ka bishtin madje dhe veshët e vegjël. Ka dhe një pjesë të vogël në majë të noçkës me të cilën kapte barin”.

Studiuesit përshkruanin zbulimin si një nga pjesët më të rëndësishme të paleontologjisë së Amerikës së Veriut dhe një nga trupat e mumifikuar të gjitarëve më të plotë në kontinent.

Këlyshi i mamuthit besohet se ka qenë vetëm një muajsh kur ka vdekur, teksa me një gjatësi prej 140cm, është vetëm pak më i gjatë se kufoma e parë e mumifikuar e mamuthit e gjetur në Siberi në 2007.

Zbulimi u bë në territorin indigjen të Trʼondek Heech, të cilët në një ceremoni kësaj jave e quajtën këlyshin ‘Nun cho ga’, që do të thotë “bebe e kafshës së madhe”.

Kreu indigjen Roberta Joseph tha se do të kërkojnë që kufoma e zbuluar të trajtohet “duke nderuar traditat e kulturën vendase”, duke shtuar se Nun cho ga kishte “zgjedhur vetë që t’ia shfaqte veten e tij vendasve, në këtë moment të caktuar”.

Fjalet e saj duket e miratonin “fatin” që kishte ndihmuar në gjetjen e zbulimit  teksa Zazula kishte kërkuar me shpejtësi ndihmë për të udhëtuar në vendin e zbulimit dhe rekuperimin e tij.

Gjeologët thanë se kishin rekuperuar mbetje bari në stomakun e këlyshit, duke sinjalizuar se në momentet e fundit kishte qenë duke kullotur në territorin ku gjithashtu rriten kuaj të egër, luanë shpellash dhe bizonë të stepave, shkruan britanikja ‘The Guardian’.

Disa ditë pas zbulimit ende nuk është shuar entuziazmi. “Do të duhen ende ditë e javë që të mësohemi me këtë,” thotë Zazula. “Do të diskutojmë me popullsitë vendase për të vendosur atë që do të bëjmë dhe atë që mësojmë nga kjo”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA