Dështon seanca e parë në Apelin e Posaçëm për ish-gjyqtaren Enkeleda Hoxha

27/06/2022 10:25

Ka dështuar seanca e parë në Apelin e Posaçëm ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha dhe të pandehurve të tjerë. 

Shkak i shtyrjes së seancës u bë mungesa e gjyqtatres Saida Dollani.

Disa muaj me parë ish gjyqtarja Enkelejda Hoxha u dënua me 2 vite burg, ndërsa në fillim të këtij muaji ajo u lirua nga burgu, pasi ajo e ka shlyer dënimin, ku ju llogarit edhe koha e mbajtjes në paraburgim.

Gjykata nga ana e saj hoqi masën edhe për Manuela Mallkuçin, ish-krye sekretaren e Gjykatës së Krujës, që gjithashtu e mbylli  dënim sipas kohës së paraburgosjes.

Hetimi disa mujor zbuloi se si gjyqtarja Hoxha kishte rrëzuar disa dënime të përjetshme të personazheve të njohur të botës së krimit.

Në këtë skemë ishte i përfshirë dhe avokati Aldo Tabaku, ky i fundit vijon të qëndrojë në burg, pasi GJKKO e dënoi me 4 vite burg.

Referuar dosjes SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

Top Channel