Edhe në Gjirokastër avokatët kanë njoftuar bojkotin e gjyqeve që do të zgjasë deri të mërkurën.

Kreu i Dhomës lokale Tahir Novi tha se situata po vështirësohet dhe se janë me qindra gjyqe të shtyra deri tani. Nëse institucionet sipas tij nuk do të marrin masa për ti’ dhënë zgjidhje problemeve të hartës së re gjyqësore pakënaqësia ndaj drejtësisë do të rritet dhe rrezikohet vetëgjyqësia dhe shtimi i konflikteve private mes palëve.

Nga ana tjetër avokati Novi tha se protesta e avokatëve i shërben zgjidhjes më të gjerë sa i përket formatit të hartës së re gjyqësore. Publiku sipas tij nuk ka interes të rrisë kostot që krijohen prej mbylljes së disa gjykatave kryesore përfshi ajo e Apelit në Gjirokastër.

Për shtyrje të bojkotit sot kanë njoftuar edhe avokatët e Durrësit dhe të Vlorës, ndërsa këta të fundit aktualisht ndodhen në protestë.

Top Channel