Aksident i trefishtë në Lezhë/ Furgoni përfundon në parcelën anësh rrugës, dy të plagosur

27/06/2022 17:26

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që u shënua këtë pasdite në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në fshatin Markatomaj, ndërkohë që ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përplasjen.

Në aksident janë përfshirë tre mjete, me drejtues shtetasit A.B., K.M. dhe O.B. Siç duket nga pamjet, një mjet tip furgon, ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në parcelën në anë të saj. Për pasojë, janë lënduar drejtuesi O.B. dhe pasagjeri E.M. që ndodhej në automjetin e drejtuar nga shtetasi A.B.

Top Channel