Treva e Korçës i ka ruajtur me fanatizëm veshjet popullore të cilat janë një thesar i rrallë i trashëgimisë sonë.

Valles së kënduar kolonjare, fustanet e grave me materiale të zgjedhura me kujdes, ngjyra, qëndisma e detaje të ndryshme ja shtojnë hijeshinë.

Për 45 vite Bylyre Jashari një ndër personalitetet e njohura të vlerave kulturore jo vetëm e ka mbajtur veshjen popullore si artiste por edhe e ka studiuar e riprodhuar atë e ndërsa shpjegon karakteristikat e veshjeve të grave artistja i konsideron ato identitet.

Çdo pjesë përbërëse e veshjes ka tiparet e saj. Shamia është vetëm një prej tyre që mbulon flokët e grave e vajzave, i prin valles, apo varet në mesin e fustanit dhe që pavarësisht se në ditët e sotme përdoret çdo herë e më pak, është dëshmi e asaj çfarë brezat trashëgojnë.

Top Channel