10 muaj nga zgjedhjet e përgjithshme vendore socialistët duket se e kanë nisur fushatën para kohe.

Drejtuesit politik kanë zbritur në terren për riorganizmin e partisë për përballjen e ardhshme elektorale me kundërshtarin polik.

“Kur shikoj palën tjetër që është kaq e axhituar, çfarë do bllokojmë tani, çfarë proteste  do bëjmë kë do bllokojmë, ne jemi tjetër gjë, jemi duke menduar kë do të ndihmojmë tani, çfarë ngërçi do të zhbllokojmë tani, çfarë situate do të zgjidhim tani. Për partitë e tjera njerëzit nuk kanë kuriozitet se ato një herë i drejton burri, një herë gruaja. Kurse partinë tjetër një herë e drejton një non-grata, një herë non-grata tjetër. Edhe ithtarët e tyre e dinë se janë pa perspektivë, pa të ardhme, nuk kanë vota se nuk i mbështet njeri njerëzit që përçajnë të tjerët, që i dhunojnë të tjerët, që i pengojnë të tjerët”, tha Erion Veliaj.

Situata në kampin  opozitar duket ende e paqartë. Demokratët  e ndarë në dy pjesë janë të fokusuar në problemet e brendshme, ndërkohë  aleatët e demokratëve  kanë nisur të mendojnë për aleanca të tjera. I pari që braktisi demokratët ishte Agron Duka, i cili ka bërë me dije se është në kërkim të bashkëpunimeve te reja.

 

Top Channel