Në një kohë kur sëmundja e diabetit po shndërrohet si epidemi, mjekët oftalmologe i kërkojnë Ministrisë së Shëndetësisë të ndërhyjë për të parandaluar dëmet që shkakton diabeti në sy te pacientët, pasi 40% e tyre preken nga retinopatia diabetike dhe 1% e tyre janë të verbuar.

Një pacient me retinopati diabeti trajtohet me injeksione sy për të mos shkuar në verbim, të cilat rimbursohen, por si asnjëherë tjetër Ministria e Shëndetësisë për të ulur shpenzimet ka reduktuar kohën e trajtimit të pacientëve.

“Nuk mundet ta reduktojë administrata mjekimin, atë duhet ta bëjnë mjekët”, thotë Pajtim Lutaj

Shoqata e mjekëve oftalmologë kërkon të nisë depistimi i pacientëve dhe të krijohet regjistri i pacientëve me retinopati që të ndalohet verbimi i qytetarëve.

Programi i depistimit është bërë gati nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj të cilët morën pjesë në kongresin e parë të shoqatës së mjekëve oftalmologë, por kërkon miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Top Channel