Kjo e diel e nxehtë pasqyrohet me trafik të rënduar në qytetin bregdetar të Vlorës, që në orët e para të ditës.

Zona e rrethit të skelës e deri në Radhimë është një aks rrugor plot trafik, pasi qytetarë të shumtë nga vendi por jo vetëm, i janë drejtuar jugut të Shqipërisë.

Radhët kilometrike kanë bërë që policia rrugore të gjendet në pikat kyçe ku trafiku rëndohet me qëllim menaxhim dhe lehtësim të trafikut.

Temperaturat e larta dhe qëndrimi në trafik bën që makinat të nxehen dhe për të shkuar në aksin rrugor Vlorë-Radhimë, duhen të paktën 40 minuta.

Top Channel