234 maturantë, 230 më shumë se vitin e kaluar, janë vlerësuar me 10.00 në provimin e matematikës.

Këtu mund të shihni notën tuaj.

Numri i nxënësve mbetës, që janë vlerësuar me 4.00 është më i ulët se një vit ma parë. Në maturën e vitit 2021 u vlerësuan me notë jokaluese 3.018 nxënës, ndërsa këtë vit kanë mbetur 1.7029 maturantë.

Provimin e matematikës e kryen në total 29829 maturantë. Kalueshmëria për këtë provim është 94.20%, ndërsa nota mesatare është 6.88.

Ky është rezultati më i mirë në katër vitet e fundit për provimin e matematikës, ndërkohë që një vit më parë mes maturantëve pati kritika se teza ishte në një nivel të vështirë dhe i hartuar me ushtrime jashtë programit.

Ndërsa këtë vit, nxënësit të pakënaqur janë me provimin e lëndës me zgjedhje, sidomos atë të biologjisë pasi thonë se kishte pyetje dhe ushtrime që nuk janë trajtuar aspak gjatë tre viteve të gjimnazit.

 

Top Channel