Protestë pas provimit me zgjedhje/ Biologjia me pyetje jashtë programit, ndikon te rregjistrimi në Mjekësi

25/06/2022 15:23

Supriza e pakëndshme për maturantët këtë vit nuk ishte as testi i letërsisë, as i matematikës, por i lëndës me zgjedhje.

Kur u duk se sezoni i provimeve po mbyllej me sukses,  gjimnazistët shprehen të kapur në pabesi me provimin e fundit.  Një ditë pas testimit, gjimnazistët që kishin zgjedhur të testoheshin në biologji me synimin për të fituar mjekësinë, u mblodhën përpara ministrisë së arsimit të shqetësuar për të ardhmen e tyre duke kërkuar ndryshimin e tezës.

“Ne jemi përkushtuar kemi 3 vite që e kemi ndarë mendjen për biologjinë e kemi punuar intensivisht. Ata na japin pyetje jashtë programit!!  Kërkojmë ripërsëritje të testit!”

Në mbështetje të maturantëve janë edhe mësuesit e biologjisë. Profesori Gent Hyka me përvojë 25 vjecare në arsimin e mesëm dhe maturat mendon se jo vetëm ka pasur pyetje me paqartësi formulimi por edhe ushtrime jashtë programit mësimor.

Problematika e parë ka të bëjë me praninë në test të ushtrimeve që janë jashtë kornizave të programit mësimor të miratuar nga Ministria e Arsimit. Është një document zyrtar që duhet respektuar nga cdo hartues testi. Unë jam plotësisht dakord që tezat duhet të kenë një shkallë vështirësie të përshkallëzuar për të dalluar nxënësin që mëson nga ai që nuk punon, por shkalla e vështirësisë është rritur artificialisht duke I kthyer të pazgjidhshme për shkak të pranisë së 4 ushtrimeve totalisht jashtë programit!”

Ndër të tjera, profesori Hykaj ngre alarmin te celësi i përgjigjeve për tezën e biologjisë që nuk është plotësisht i saktë, e që do të sjell sipas tij korigjim të gabuar,e si rrjedhojë maturantët do të digjen për shkollën e lartë.

Ka gabime të thella shkencore…

Ministria e Arsimit deklaroi pasditen e 24 qershorit pas mbarimit të testit të lëndës me zgjedhje, se po vlerësohet cilësia e tezës së biologjisë me ekspertë të fushës e më pas nëse do të jetë e nevojshme do të merren masat e duhura.

 

Top Channel