Pas përfundimit të rehabilitimit të shtratit të Lumit Lana në krahun lindor që përfshin zonën nga materniteti i ri deri në Shkozë, tashmë do të vijohet me  krahun perëndimor që kalon nga pallati me shigjeta deri në Kashar.

Banorët që jetojnë në këtë zonë thonë se ne projekt ka devijim.

“Këtu nuk po ndodh një rehabilitim por devijim i shtratit te lumit lana. Arsyeja është projekti i ndërtimit te kullave, ndaj devijoi shtati i lumit te Lanës dhe hedhin rreth 600 familje. Banorët si kanë marrë në konsideratë dhe nuk i kane pyetur. Është premtuar nga bashkia që ne do kemi zgjidhje dhe dëmshpërblim, mirëpo si gjithmonë si mbajnë premtimet”.– thanë banorët

Bashkia Tiranës thotë se është një projekt që po punohet prej tre vitesh dhe se në total preken 244 objekte, pjesa më e madhe e të cilave janë pa dokumenta pronësie, por pavarësisht kësaj askush nuk do të mbetet pa mbështetje.

“Ne zonë preken 244 objekte, prej tyre 24 objekte janë me dokumenta pronësisë që do shpronësohen sipas ligjit ne fuqi, pjesa tjetër prej 211 strukturash banimi janë objekte pa dokumenta pronësie. Ne përputhje me VKM që ka dal javët e fundit, te gjithë këta njerëz që preken nga projekti do te trajtohen nga ana e bashkisë për te gjetur një zgjidhje që është e përshtatshme për numrin e anëtarëve te familjes që ka, për te gjetur një banim me te përshtatshëm. Askush nuk do mbetet i pa mbështetur nga bashkia”.- tha Arbjan Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.

Rehabilitimi i krahut perëndimor të lumit Lana pritet që ti japi zhvillim zonës.

“Një rehabilitim të shtratit rreth 2 km me një gjerësi rreth 70 metra, që përfshin rehabilitimin e shtratit  fizik te lumit, e dy skarpateve te lumit, kemi trotuare në dy krahët, 2 korsi transporti për makinat private, 1 korsi për autobusat dhe korsi për biçikletat, ne secilin prej krahëve. Kjo i jep një jetë shume te madhe asaj zone, i jep një zhvillim te rëndësishëm qytetit”.- tha Arbjan Mazniku

Vlera financiare shkon rreth 12 milion euro. Banka Europiane e Investimeve, ka dhen 8 milion euro ne formën e një kredie, 1 milion e gjysëm euro grant ndërsa pjesa tjetër do të financohet bashkarisht nga qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës.

 

Top Channel