Dështon tentativa e grabitjes në një farmaci në Tiranë.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Hoxha Tahsin’, ndërsa mësohet se persona të maskuar kanë tentuar të marrin paratë e xhiros ditore në farmaci.

Burime të policisë thanë se grabitësit, ende të paidentifikuar, kanë kërcënuar farmacistin me një pistoletë lodër.

Policia sakaq ndodhet në vendngjarje, dhe ka nisur hetimet për identifikimin e më pas arrestimin e autorëve. Në ndihmë, do të merren edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që ndodhen pranë zonës.

Top Channel