Aksident në Maliq/ Mjeti del nga rruga dhe përplaset me anësoren, drejtuesi në gjendje të rëndë

25/06/2022 14:12

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, në afërsi të fshatit Pirg në Maliq.

Drejtuesi i automjetit ka marrë dëmtime të shumta nga ky aksident, ku është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë drejtuesin nga makina.

Mësohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë, dhe po dërgohet drejt spitalit të Korçës për mjekim. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel