Djali i Cristiano Ronaldos festoi më 17 qershor ditëlindjen, ndërsa gjithçka e organizuar me shumë pak persona.
Cristiano Junior mbushi 12- vjeç, ndërsa e para që ndau foto nga festa private ishte Georgina Rodrigues.
Partnerja e futbollistit shpërndau disa foto të bukura familjare në Instagram, teksa shihej se sa të lumtur ishin.
Padyshim detajet e festes kishin lidhje me futbollin, pasi Ronaldo Jr po vazhdon rrugën e të atit, duke treguar talentin e tij të veçantë.
Së fundmi Rodrigues ka postuar video dhe foto duke treguar më shumë nga momentet e ditëlindjes së djalit dhe pushimeve të tyre.
Ata kishin shijuar në maksimum çdo moment duke u marrë me aktivitete të ndryshme dhe lojëra, në një rezidencë madhështore.
View this post on Instagram
Cristiano Jr është djali i madh i futbollistit dhe sipas mediave të huaja ka ardhur në jetë fal një nëne surrogante.
Deri më tani CR7 nuk ka zbuluar identitetin e saj, ndërsa ka treguar se kur të vijë koha do t’ia tregojë të vërtetën djalit të tij.
Top Channel