Në familjen e Ronaldos/ Georgina Rodrigues tregon momentet më të bukura nga pushimet në rezidencën madhështore (Pamje)

24/06/2022 17:07

Djali i Cristiano Ronaldos festoi më 17 qershor ditëlindjen, ndërsa gjithçka e organizuar me shumë pak persona.

Cristiano Junior mbushi 12- vjeç, ndërsa e para që ndau foto nga  festa private ishte Georgina Rodrigues.

Partnerja e futbollistit shpërndau disa foto të bukura familjare në Instagram, teksa shihej se sa të lumtur ishin.

Padyshim detajet e festes kishin lidhje me futbollin, pasi Ronaldo Jr po vazhdon rrugën e të atit, duke treguar talentin e tij të veçantë.

Së fundmi Rodrigues ka postuar video dhe foto duke treguar më shumë nga momentet e ditëlindjes së djalit  dhe pushimeve të tyre.

Ata kishin shijuar në maksimum çdo moment duke u marrë me aktivitete të ndryshme dhe lojëra, në një rezidencë madhështore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Cristiano Jr është djali i madh i futbollistit dhe sipas mediave të huaja ka ardhur në jetë fal një nëne surrogante.

Deri më tani CR7 nuk ka zbuluar identitetin e saj, ndërsa ka treguar se kur të vijë koha do t’ia tregojë të vërtetën djalit të tij.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA