
23/02 22:38
Cristiano Ronaldo ka edhe një vit kontratë me Manchester United, ekip ku u rikthye verën e kaluar. 24 gola shënoi ylli portugez sezonin e fundit, por “Djajtë e Kuq” nuk ia dolën të siguronin një biletë europiane.
Ronaldo shihet si zëvendësuesi i mundshëm i Robert Lewandowskit (drejt Barcelonës), por një gjë e tillë nuk do ndodhë. Sky Sports UK shkruan se sulmuesi portugez nuk d të largohet nga “Old Trafford”.
CR7 ka vendosur të respektojë kontratën me United, që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga holandezi Erik Ten Hag, ish-trajneri i Ajaksit.
Top Channel