Zbulohet xhamia në Izrael, rrënojat mbi 1200-vjeçare: Hedh dritë për kalimin nga krishtërimi në islamizëm

23/06/2022 13:08

Arkeologët izraelitë zbuluan të mërkurën një xhami të rrallë antike në jug të vendit, që thonë se hedh dritë mbi periudhën e kalimit të rajonit nga krishterimi në islamizëm.

Rrënojat e xhamisë, që besohet se janë më shumë se 1200 vite të vjetra, u zbuluan gjatë punimeve për të ndërtuar një lagje të re në qytetin e Rahatit.

Rrënojat  e vendosur në shkretëtirën Negev përmban “një dhomë katrore dhe një mur përballë drejtimit të Mekës”, shpjegon Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.

Këto tipare unike arkitekturore tregojnë se ndërtesa është përdorur si xhami. Në një distancë të shkurtër nga xhamia, u zbulua një “ndërtesë me objekte luksi”, ku u gjetën mbetje enësh dhe artefakte qelqi që tregojnë për pasurinë e banorëve të zonës në atë kohë.

Tre vjet më parë, pranë të njëjtës zonë, u zbulua një tjetër xhami. Këto objekte kulti dëshmojnë për procesin historik që ndodhi në veri të Negevit kur u prezantua me një fe të re. ato janë ndërtuar gradualisht, pas qeverisjes bizantine dhe sundimit të fesë së krishterë për qindra vjet, thotë Autoriteti i Antikiteteve për AFP-në. Sundimi islam i rajonit ndodhi në gjysmën e parë të shekullit të shtatë.

Xhamitë e zbuluara në Rahat do të ruhen në vendndodhjet e tyre aktuale, qoftë si monumente historike apo si vende lutjeje.

Top Channel