Ulet lehtë çmimi i naftës dhe gazit, shtrenjtohet benzina
23/06/2022 13:20
Tre lekë më pak do të shiten nafta në pikat e karburantit nga pasditja e kësaj të enjteje.
Nga 261 lekë për litër, Bordi i Transparencës vendosi një çmim të ri, ku ari i zi do të shitet 259 lekë/litri.
Me tre lekë më pak do të tregtohet dhe gazi, që tani do të shitet për 83 lekë për litër.
Nga ana tjetër, ka shtrenjtim të benzinës, e cila nga sot do të shitet me 239 lekë për litër.
Vendimi i Bordit:
Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:
Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:
Top Channel