BE nuk heq masat ndaj Kosovës? Rekomandimi në “sirtar”, Stano: Duhet pajtim!
15/11 14:57
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli është duke shijuar ditët e pushimit para se t’i rikthehet një tjetër sezoni të lodhshëm e të gjatë në Itali, aty ku aktivizohet me Empolin.
25-vjeçari ka zgjedhur Greqinë për të pushuar ndërsa është në shoqërinë e të dashurës, Matea Beslic, e cila mban edhe postin e presidentes së klubit të femrave në Kroaci, ZNK Hajduk Split.
Ismajli dhe Beslic janë njohur në Kroaci në kohën kur futbollisti shqiptar për katër vite ishte pjesë e Hajdukut. Karriera e mbrojtësit të kombëtares është duke shkuar më së miri dhe në Serie A, Ismajli ia ka dalë të evidentojë vlerat e tij ndërsa është shndërruar në një titullar dhe lider në prapavijën e Empolit.
Top Channel