Zëvendëskryeministrja e Ukrainës tha të mërkurën se ajo është “100 për qind” e sigurt që të gjitha 27 vendet e BE-së do të miratojnë propozimin që Ukraina të bëhet kandidate për anëtarësim në bllok gjatë samitit të kësaj jave.

Në një intervistë me Associated Press, zëvendëskryeministrja për Integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik Olha Stefanishyna tha se vendimi mund të vijë të enjten, në ditën e parë të samitit dy-ditor të liderëve të BE-së në Bruksel.

E pyetur se sa e sigurt ishte se Ukraina do të pranohej si një kandidate në BE, ajo tha: “Një ditë para fillimit të samitit, mund të them 100 për qind.

Vendet që kishin qenë skeptike –Holanda, Suedia dhe Danimarka – për fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën derisa ajo po lufton pushtimin e Rusisë tani janë mbështetëse, tha ajo.

Krahu ekzekutiv i BE-së mbështeti kandidaturën e Ukrainës javën e kaluar.

Stefanishyna e përshkroi atë vendim si “një ndryshim të lojës” dhe tha se mbështetja unanime nga Komisioni Evropian kishte marrë terren nga “këmbët e atyre vendeve më hezituese – madje as skeptike – por hezituese”.

“Shumica e liderëve të BE-së kanë shpjeguar se tashmë ka një konsensus, kështu që nuk ka asnjë diskutim rreth konsensusit për Ukrainën,” tha ajo për AP.

Ukraina ka aplikuar për anëtarësim në BE më 28 shkurt, katër ditë pas nisjes së pushtimit rus në këtë shtet, në lindje të Evropës.

Moldavia dhe Gjeorgjia kanë vepruar njëjtë më 3 mars të këtij viti.

Top Channel