Mohammed bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite që konsiderohet si sunduesi ‘de facto’ i mbretërisë, viziton sot Turqinë, në takimin e dytë këtë vit me presidentin Tajip Erdogan.
Mediat sugjerojnë se takimet mes të dyve kishin pasuar një pauzë pas eliminimit makabër të vitit 2018 të gazetarit disident saudit Jamal Khashoggi brenda konsullatës saudite në Stamboll.
Ankara pret një “normalizim të plotë dhe rivendosje të lidhjeve të kohës së para-krizës”, tha një përfaqësues turk për rrjetin Reuters me kusht anonimatin. “Një epokë e re do të nisë.”
Jamal Khashoggi u vra nga një skuadër vrasësish brenda konsullatës në Stamboll, dhe Ankaraja ishte zemëruar që u përfshi pa mendje në krimin e rëndë, për të cilin zyrtarët turkë kanë fajësuar udhëheqjen e lartë të Arabisë Saudite.
E fejuara e gazetarit të vrarë, zonja Cengiz dënoi vendimin e pritjes së Princit Mohammed në Turqi dhe u zotua të vijojë luftën e saj për drejtësi.
“Legjitimiteti politik që ai foton me këtë vizitë dhe me vizita të tjera, nuk e ndryshon faktin që ai është një vrasës”, tha ajo.
Autoritet e vrasjes brutale dolën në gjyq në vendin e tyre por refuzonin pretendimet se vetë Princi Mohammed kishte urdhëruar planin. Kështu që Riadi pretendonte se agjentët e saj të sigurisë “kishin bërë me kokën e tyre” në Stamboll.
Por prej prillit Ankaraja e Riadi kanë ulur tonet e kritikave të tyre dhe Turqia ka thënë se po ndalon gjyqin në mungesë të 26 sauditëve të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Khashoggi, dhe se çështjen po e transferon te Arabia Saudite.
Në shkurt Erdogan vizitoi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për herë të parë pas një dekade, aleatë të ngushtë të Arabisë Saudite. Vizita e tij u këmbye nga ajo e princit të Abu Dhabi, në Ankara nëntorin që shkoi, kur Emiratet njoftimin e fondit të investimeve 10 miliardë dollarë në Turqi.
Top Channel