Serbët: Do paguajmë energjinë! Mitrovicë, reagimet pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë

22/06/2022 19:53

Në Bruksel negociatorët e Kosovës dhe Serbisë arritën marrëveshje për energjinë elektrike në katër komunat veriore të vendit.

Me udhëzimin për zbatim të marrëveshjeve të mëhershme, do të bëhet inkasimi i faturave në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Zvecan dhe Leposavic.

E qytetarët e këtyre komunave që nuk kanë paguar asnjë faturë që nga paslufta janë të gatshëm të fillojnë me pagesat.

 “Nëse paguajnë krejt atëherë edhe unë. Nëse krejt paguajnë pse jo”- tha një qytetar.

 “Është ende herët. Ende s’ka nisur. Do të nisë për një muaj, por e paguajmë” – tha një qytetar.

Nuk kam kundër pagesës së rrymës. Është detyrim normal, do ta paguajmë” – tha një qytetar.

Megjithatë, pati edhe nga ata që nuk ishin të informuar për marrëveshjen.

 “Çfarë marrëveshje. Nuk ia kam idenë” – tha qytetari.

Që nga viti 1999 deri në vitin 2017, energjia elektrike e shpenzuar nga banorët e komunave veriore të vendit u është faturuar banorëve të tjerë të Kosovës. Ndërkaq nga 2017 Qeveria e Kosovës ndanë rreth 100 milionë euro në vit për të mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike në veri të vendit.

Udhëzimi për të cilin u dakorduan palët në Bruksel parasheh që kompania serbe Elektro Sever që operon në veri të Kosovës të licencohet e të bëjë inkasimin e faturave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA