Një trafikant droge i njohur si “Pablo Escobar i Brazilit”, u arrestua në Hungari të martën pas më shumë se një viti në arrati.

Sergio Roberto de Carvalho, u arrestua pas një bashkëpunimi të Interpol dhe policisë hungareze, tha Policia Federale e Brazilit, duke e përshkruar atë si “një nga trafikantët më të mëdhenj ndërkombëtarë sot”.

“Autori mori një certifikatë vdekjeje në Spanjë dhe përdorte pseudonime, po ashtu përdorte dokumente të ndryshme për të fshehur identitetin”, tha polici.

Sipas mediave braziliane, Carvalho është një ish-polic që jetonte prej kohësh në Evropë me një identitet të rremë.

Ai u arrestua si fillim në Spanjë por pasi pagoi për lirimin, inskenoi vdekjen e tij nga Covid u zhduk nga radari.

Policia thotë se pasuri me vlera qindra milionë euro  janë sekuestruar nga aktiviteti kriminal. Organizata e drejtuar nga Roberto de Carvalho trafikonte kokainë në Europa nga Brazili.

 

Top Channel