​Detaje nga takimi i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, merr pjesë edhe kryeministri bullgar

22/06/2022 16:22

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov të enjten dhe të premten do të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian (KE), njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Temat në agjendë përfshijnë Evropën më të gjerë, situatën në Ukrainë, aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjisë, çështjet ekonomike, Konferenca për të Ardhmen e Evropës, dhe marrëdhëniet e jashtme.

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov të enjten dhe të premten do të marrë pjesë në mbledhjen e rregullt të Këshillit Evropian (KE), njoftoi të mërkurën shërbimi për shtyp i Qeverisë. Temat në agjendë përfshijnë Evropën më të gjerë, situatën në Ukrainë, aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Republika e Moldavisë dhe Gjeorgjisë, çështjet ekonomike, Konferenca për të Ardhmen e Evropës, dhe marrëdhëniet e jashtme.

KE do të mbajë një diskutim strategjik mbi marrëdhëniet e BE-së me partnerët e saj në Evropë, duke përfshirë mënyrën se si të nxisë dialogun politik dhe të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian.

Agjenda do të përfshijë gjithashtu propozimin e presidentit francez, Emmanuel Macron për të krijuar një komunitet politik evropian, si dhe aspekte të ndryshme të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Pjesëmarrësit e forumit pritet të miratojnë rekomandimet specifike të vendit, si pjesë e Semestrit Evropian 2022 dhe të diskutojnë miratimin e euros nga Kroacia në janar 2023, bazuar në raportin e saj të konvergjencës.

KE do të diskutojë Konferencën për të Ardhmen e Evropës, veçanërisht propozimet e përshkruara në raportin përfundimtar që iu prezantua tre bashkëpresidentëve të Konferencës më 9 maj.

Kryeministri Petkov do të marrë pjesë në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të enjten herët përpara takimit të Këshillit Evropian të qershorit. Udhëheqësit do të diskutojnë progresin në integrimin në BE dhe sfidat që rrjedhin nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, investimet kyçe sipas Planit Ekonomik dhe Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Samiti evropian do të zhvillohet në format gjithëpërfshirës të premten. Në takimi do të jenë liderët anëtarë të eurozonës, të cilët do të diskutojnë situatën aktuale ekonomike të euro-zonës./KosovaPress

Top Channel