Ukraina sulmon ishullin e gjarpërinjve, operacioni ushtarak do të vijojë edhe ditët e ardhshme

21/06/2022 17:07

Ushtria ukrainase ka bërë me dije ditën e sotme se kishte nisur disa sulme ajrore në ishullin Zmiinyi, i cili njihet edhe si ishulli i gjarpërinjve.

Komanda Operative Jugore e Ushtrisë së Ukrainës tha se kishte përdorur sulme të synuara me përdorimin e mjeteve të ndryshme në ishull.

Operacioni ushtarak është ende në vazhdim dhe se mbajtja sekret e informacionit ishte e nevojshme deri në fund të operacionit, shtoi komanda.

Ishulli Zmiinyi ishte skena e një prej hapave të luftës në Ukrainë dhe është me rëndësi strategjike për të dyja palët.

Gjatë ditëve të fillimit të luftës, ishte vendi i kërkesës nga një anije luftarake ruse për mbrojtësit ukrainas për t’u dorëzuar.

Top Channel