Një operacion antidrogë është zhvilluar këtë të diel në Devoll nga policia kufitare e Kapshticës.

Sipas informacioneve paraprake, janë kapur 3 çanta me lëndën narkotike cannabis sativa, të cilat janë në peshën 50-60 kg.

Po ashtu, forcat e policisë kufitare kanë bërë të mundur arrestimin e dy shtetasve shqiptarë, të cilët dyshohen se bënin transportin e lëndës narkotike drejt vendit fqinj të Greqisë.

Vazhdojnë hetimet nga ana e drejtorisë së policisë së qarkut të Korçës për zbardhjen e plotë të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA