Shpërthime në depozitat e gazit/ Banorët e Porto Romanos: Tym i zi kudo, na kapi paniku! Era e gazit na sëmuri fëmijët

18/06/2022 10:00

Banorët e Porto Romanos u zgjuan të alarmuar këtë mëngjes, pasi depozitat e gazit janë përfshirë ga flakët.

Zjarri është vënë shpejt nën kontroll, por banorët apelojnë për  më shumë siguri. Bashkëjetesa me një fabrikë gazi nuk është aspak e lehtë për qytetarët në një zonë që dikur ishte e destinuar si zonë industriale, por në dekadat e fundit paralelisht ka nisur të popullohet nga familjarë dhe të ngrihen biznese të reja. Bashkëjetesa e banorëve me këtë fabrikë ka qenë e vështirë gjithnjë, pasi në fillimet e saj në këtë hapësirë ngrihej një fabrikë lëkurësh që ndoste masivisht ambientin.

“Isha në gjumë rreth orës tetë e gjysmë. Kam dy fëmijë të mitur, një 7 dhe një 4 vjeç. Më thirri komshiu se po plasnin bombolat e gazit. Dola në ballkon, pashë tymin e zi dhe njerëz që vraponin. Na zuri paniku. Mora fëmijët që po qanin dhe u larguam.

Binte alarmi gjatë natës. Erë gazi kemi ndjerë dhe herë të tjera. Më janë sëmurë fëmijët, i kam çuar në spital”, thotë një banor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA