“Pushime On Top” pa Flori Gjini? Flet Ori Nebijaj: Nuk ma ka konfirmuar por…

17/06/2022 21:54

Moderatorja Ori Nebijaj ka konfirmuar se pas katër sezoneve të suksesshme të “Pushime On Top” ka nisur puna për sezonin e pestë i cili do të transmetohet në ekranin e “Top Channel”.v

Ori tha se moderatori Flori Gjini ende nuk ka konfirmuar nëse do të jetë në këtë sezon të ri, por u shpreh e bindur se pa të emisioni nuk do bëhej siç duhet.

Ori: Ne i kemi hyrë punës me kokë për “Pushime on Top” me Florin, po ai akoma nuk ma ka konfirmuar që do të jetë me mua në këtë sezon të pestë.

Donaldi: Po pse u shua bota për meshkuj që do marrësh Florin?

Ori: Jo nuk u shua bota për meshkuj por e kam shumë të mirë Florin dhe po kërkoj një agjenci sigurimesh t’i siguroj jetën se pa atë e kam të pamundur ta bëj “Pushime on Top”.

Moderatorja premtoi që në këtë sezon të ri të “Pushime on Top” do të ketë surpriza të reja që do mbajnë mbërthyer në ekran shikuesit.

Do ta nis me momentin kur morëm vendimin për ta bërë këtë emision në episodin e pestë, që ishte drithërues si vendim se e dimë sa punë kërkon ky emision. Jemi shumë të lumtur do të kemi shumë surpriza. Ja dolëm që me shumë punë të fitonin zemrën e shumë shqiptarëve që duan natyrën dhe Shqipërinë”, tha Ori Nebijaj.

Top Channel