Pikë kthese në historinë europiane/ Macron: Kujdes Ballkanin, reagon SHBA!

17/06/2022 13:40

Kur gjëmimi i sirenave të alarmit tronditi qetësinë relative të Kievit mëngjesin e së enjtes, ishte një kujtesë e zymtë për presidentin Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin Italian Mario Draghi se ai që po vizitonin, është në fakt një vend në luftë.

Jo se ndiheshin të rrezikuar. Sepse ashtu si liderë të tjerë përpara tyre, kujton CNN, drejt Ukrainës udhëtuan me një tren special që u nis nga Polonia në mes të natës dhe ruhej nga dhjetëra ushtarë të armatosur rëndë.

Misioni i treshes së Kiev ishte të përpiqeshin të zbusnin tensionet mbi atë që qeveria ukrainase e perception si mungesë e një mbështetjeje të prekshme për të nga qeveritë e tyre.

Shumë kritika kanë marrë javët e fundit sidomos Macron e Scholz, e presidenti ukrainas Volodymir Zelensky shkoi deri aty sa të sugjeronte se të dy ata po përpiqen ta marrin me te mirë Vladimir Putinin.

Por Macron dukej këtë radhë i vendosur ta ndryshonte një narrativë të tillë dhe në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në kryeqytetin ukrainas, përcolli mbeshtetjen e shpresuar, ndërsa përmendi dhe Ballkanin.

“Ne të gjithë jemi në favor që Ukrainës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky status do të shoqërohet me një  udhërrëfyes konkret dhe do të përfshijë marrjen parasysh edhe të situatës në Ballkanin Perëndimor.”- tha Macron.

Zelensky vetë e cilësoi takimin në Kiev si një hap shumë të madh përpara.

“Kjo është një ditë historike. Ukraina ka ndjerë mbështetjen e katër shteteve të fuqishme europiane, që mbështesin rrugën tonë drejt BE-së: Italisë, Francës, Rumanisë dhe Gjermanisë, që të gjithë ata janë me ne.”- tha Zelensky.

Vendet lidere te bllokut europian treguan kështu solidaritet politik për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim, e tani do të jetë samiti i BE-së që do të vendosë javën e ardhshme, nëse ajo do të marrë statusin e shumelakmuar të kandidatit.

E enjtja duket ishte ditë offensive diplomatike në shumë plane për këtë vend. Shtetet e Bashkuara diskutuan me Kievin mundësinë e një zgjidhjeje të konfliktit me Rusinë përmes negociatave.

Megjithatë, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan se theksoi se SHBA nuk do të bëjë presion ndaj Kievit për lëshime territoriale ndaj Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA