Merret me bamirësi, rrëfehet Capital T: Njerëzit më thonë e shfrytëzoj për famë

17/06/2022 22:12

Artisti i njohur Capital T, përveç anës së suksesshme të karrierës së tij, merret edhe me bamirësi.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, këngëtari tha se bamirësia nuk ka lidhje me famën e tij. Ai tregoi edhe njëherë situatën në të cilën u gjend në tërmetin e 29 nëntorit në vendin tonë, ku ndihmoi qindra të prekur.

Tërmeti ishte si shok për neve. Nuk kërkoj asnjë vlerësim për pjesën e bamirësisë. Si të bëj bamirësi, si të mos bëj, nëse është muzika e mirë njerëzit do e dëgjojnë. Mbi të gjitha, populli shqiptar më ka vlerësuar me dashnin që më jep dhe suportin, por ajo ishte diçka natyrale që e ndjeva. Kam bërë gjithçka, përveç lekëve. Më kanë ndihmuar shumë njerëz, shoqëria e shkollës së mesme, kemi bërë plane listat nisur 20 autobusa. Kemi sjellë kamionë me produkte, jo vetëm të miat. Kemi gjetur shtëpi. Madje me një shoqatë që bashkëpunoj kanë ndërtuar së fundmi një objekt banese në Lezhë për njerëzit e prekur nga tërmeti. Jam aktiv në pjesën e bamirësisë por nuk është se po shfaqem shumë se njerëzit mendojnë se kam nevojë ta përdor për karrierë. Unë ndihem mirë dhe nuk ka të bëjë fare, nëse nuk e ke muzikën e mirë, bëj çfarë të duash nuk ka për të të dëgjuar kush”, tha Capital T.

Top Channel