“Bashkitë do i marrim nën administrim nëse shkoni në kolaps”, Rama kritika të ashpra kryebashkiakëve

17/06/2022 12:07

Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika ndaj kryebashkiakëve të vendit gjatë takimit me ta këtë të premte.

Ai shpreh se do të merren masa duke vendosur disiplinë financiare dhe duke u përqendruar më shumë tek shërbimet e qytetarëve.

Qytetet tuaja janë më të pastër, çfarë tregon kjo, që kjo bëhet, 45 bashki nuk kanë probleme financiare, unë e kuptoj që ka akumulim nga e shkuara, por këtë e kemi hasur dhe ne si qeveri, edhe kur erdhëm në qeveri ne kishim borxhe. Si me pastrimin  njëjta gjë ndodh edhe me pastrimin e borxheve. E shoh me shumë kënaqësi drejtorin e zyrës së Bankës Botërore, pse është i pranishëm, sepse ia institucion global është në dispozicion. Nuk i kemi terrenet për lëvizjen sportive dhe fëmijët, pse nuk e bëni ça ka më të rëndësishme?! Edhe qeveria është në dispozicion dhe këto mund të bëhen. Një gjë që se tha ministrja  se lajmet e këqija mi lenë mua , është se ne do të marrim masa në rast të detyrimeve financiare me disiplinën financiare. Si në Itali e Francë kur bashkitë shkojnë në kolaps  kur situata financiare shkon në gropë dhe nga ana tjetër siç bëmë me pastrimin do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore.

Është absolutisht e vërtetë që kjo pamje nuk është vepra juaj sepse është një situatë e trashëguar ndër vite, por në atë zonën jeshile shumë nga bashkitë janë sot për shkak të kryetarëve të bashkive  që janë këtu të pranishëm që e kanë trashëguar situatën më keq dhe e kanë bërë më mirë, janë përmirësime që janë bërë këtë periudhë po kërkojmë vetëm disiplinë”, tha Rama.

“Nuk është e mundur të justifikohet një sjellje papërgjegjshmëve me detyrën dhe detyrimet që ka bashkia duke mbyllur sytë dhe mos mbledhur detyrimet që kanë njerëzit si konsumator, të ujit dhe të çdo shërbimi. Taksa e pasurisë është më e rëndësishmja bashkiake në të gjithë globin, në këtë cep të globit ku jemi është më e shpërfillur dhe pastaj nuk ka mjaftueshmërisht fonde se s’ka si të jetë se nga diku ato fonde dalin. Mesazhi është disiplinë financiare, burime të reja të ardhurash dhe përgjegjshmëri më e lartë në raport me qytetarët”, theksoi Rama.

Top Channel