
23/02 22:38
Shakhtyor Soligorsk ka prezantuar ditën e sotme Ardit Krymin si lojtarin më të ri të skuadrës. Lojtari shkodran luan si mesfushor përpara mbrojtjes.
26-vjeçari mbylli aventurën 8-vjeçare me Vllazninë me fitimin e Kupës së Shqipërisë pas suksesit 2-1 në finalen ndaj Laçit.
Krymi do të vijojë karrierën ne Bjellorusi, aty ku është prezantuar nga Shakhtyor Soligorsk, që ka arritur akordin edhe me Victor Feijaon, ish-sulmuesin e Kukësit.
“Ardit Krymi është lojtari Shakhtyor Soligorsk. Mesfushori shkatërrues shqiptar ka firmosur kontratën me klubin tonë”, shkruan klubi bjellorus./ SuperSport
Top Channel