Vrasja e Elenës, pse e ëma e varrosi gjysmë të zhveshur? Arma nuk gjendet, policia në kërkim të…

16/06/2022 17:59

Vrasja e vogëlushes Elena Del Pozzo në Mascalucia  të Italisë ende nuk është zbardhur, megjithëse prokurorët janë fokusuar në disa pika hetimi.

Nëna, Martina Patti, pranoi se e kishte goditur me thikë, por arma e përdorur nuk është gjetur ende. Një nga hipotezat që po shqyrtojnë hetuesit është që gruaja nuk mund ta ketë kryer vetë krimin e rëndë. Për këtë arsye karabinierët po marrin në pyetje miqtë dhe të afërmit për të zbuluar nëse dikush e ka ndihmuar vajzën. Në orët në vijim autopsia e Elenës do të hedhë më tej dritë në hetime.

U vra në shtëpi apo në fshat?

Vendi ku u vra Elena Del Pozzo nuk është ende i qartë. Martina Patti thotë se e mori nga shkolla, e çoi në shtëpi për drekë dhe më pas e çoi në fshatin Mascalucia ku e vrau dhe më pas u përpoq të varroste trupin e vogël. Por karabinierët nuk janë të bindur për këtë version. Për këtë arsye, familjarët janë kthyer në shtëpinë e vajzës për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. Dhe nëse po, hetuesit pyesin, a mund ta kishte kryer krimin Martina Patti dhe më pas të përpiqej të zhdukte vetë provat?

Hipoteza e bashkëpunëtorit

Një bashkëpunëtor i mundshëm mund të ketë ndihmuar Martina Pattin jo në krim, por në gjithçka që ndodhi më pas. Ose që ai nuk raportoi menjëherë atë që dinte. Familja e Martinës është marrë në pyetje disa herë dhe për momentin të gjithë kanë dhënë versione të besueshme për atë që ka ndodhur.

Elena u varros gjysmë e zhveshur

Ajo që duket më e qartë është motivi i vrasjes. Martina, ndërkohë që e donte fëmijën e saj, nuk pranoi që ish-partneri i saj të kishte rindërtuar jetën me një grua tjetër. Dhe në marrjen në pyetje të para Martina Patti u përpoq t’i hidhte fajin Alessandro Del Pozzo, babait të Elenës. Më pas, një detaj rrëqethës: trupi i Elenës u gjet gjysmë i zhveshur. “Mos ndoshta donte të vinte në skenë edhe dhunë seksuale?”, shkruan Tgcom24.

Jeta e Martinës në rrezik

Tani Martina Patti ndodhet në burg në pritje të vendimit të arrestit. Ajo mbikëqyret vazhdimisht sepse mund t’i japë fund jetës së saj. Avokati i saj vazhdon të përsërisë se ajo nuk e dinte se çfarë po bënte dhe se vetëm tani po kupton se çfarë bëri me vajzën e saj të vogël. Ndërkohë, komuniteti i Mascalucia dhe më gjerë ka dalë kundër nënës vrasëse me mesazhe shumë të ashpra urrejtjeje në rrjetet sociale.

FOTO GALERI
6/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA