Vizita e parë zyrtare e Sali Berishës jashtë Shqipërisë pas zgjedhjeve qe organizoi për tu shpallur kryetar ishte në lindje të kontinentit europian dhe ne kufi me Rusinë. Por, udhëtimi i tij në Baku, nuk ishte as i pari dhe nuk ishte as lajmi i vërtetë. 

Në Azerbajxhan  u mësua shumë shpejt se kishte udhëtuar dhe Presidenti Ilir Meta. Në dy njoftime në distancë pak sekonda, njëri pas tjetrit, zyra e shtypit e kreut të shtetit  dhe ajo e zyrës së Berishës, shpërndante pamjet nga i njëjti vend ku ndodheshin të dy. Të dy, të ftuar  në forumin  që po mbahet në Baku për  sfidat e rendit botëror. Formalisht të dy të ftuar veç e veç.

Por, sfidat e dy ish-aleatëve të dikurshëm nuk janë aspak globale. Ilir Meta duket i paduruar për rikthimin e tij në politikën aktive, rikthim që nuk ka lënë indiferent Sali Berishën, e izoluar si  nga ndërkombëtarët  ashtu dhe nga  kundërshtari politik. Ç’ka i bashkon të dy sfidat, është qëndrimi i të dyve në opozitë. Formalisht akoma veç e veç. Por, a do të bashkohet  Meta me Berishën, pas 24 Korrikut?

Burime nga delegacioni presidencial, pohuan se ishin në dijeni të pranisë së Berishës në të njëjtin Samit, por pyetjes nëse ka pasur një takim, ju përgjigjen me një buzëqeshje. Koha dhe vendi i përbashkët ku ndodhen sot dy ish-aleatët politik, e bënë të natyrshëm një takim të tyrin, në një Samit ku ka pak vetë që flasin shqip. Por, takohen apo jo, nuk varet vetëm prej tyre.

Berisha nuk e ka fshehur se është në kërkim të  një bashkëpunimi të ri me Ilir Metën. Por, kreu i shtetit, në javët e fundit të mandatit te tij si President u duk sikur u zbut me amerikanët të cilët e mikpritën  në rezidencën e tyre ne  Tiranë. Ilir Meta  ka deklaruar se mezi pret te zgjohet nga ëndrra e te kthehet ne betejën politike, por nuk dihet akoma nëse kjo beteje do te filloje nga Baku, apo nga Tirana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA