Kryebashkiaku kolumbian i quajtur ‘Hitler’ mund të bëhet presidenti i ardhshëm i vendit (fotot)

16/06/2022 17:42

Një kandidat që përdor rrjetin TikTok, denoncon elitat dhe lavdëron Hitlerin duket se është në pozita të barbarta me rivalin e tij të majtë elektoral në presidencialet e Kolumbise te dielen.

John Claro, ish-kryebashkiak i qytezës së Bucaramanga nga opozita, kishte një mosmarrëveshje për sjelljen e rivalit të tij.

Dhe në një  video të incidentit, kryebashkiaku Hernández shihet që humbet shpejt qetësinë, ngrihet në këmbë dhe lëshon një varg fjalës ofenduese, madje dhe qëllon Claro me shuplakë në fytyrë.

Kryeashkiaku Rodolfo Hernández, mund të bëhet të dielën president i Kolombisë.

“Më duket se ai nuk është mirë mendërisht,” tha Claro për britaniken The Guardian.

Biznesmeni 77 vjeçar Hernández, pëlqen të shajë, siç e ka bërë rregullisht në komentet në rrjetet sociale, mes të cilave njëherë përshkruante Adolf Hitler si “mendimtar të madh gjerman”.

Fillimisht ai ishte konsideruar i pashpresë, por muajin e kaluar shokoi vendin duke arritur në raundin final të zgjedhjeve të së dielës.

Mediat thonë se Hernández ka tipare të ngjashme me disa personazhe populiste në rajon si presidenti i El Salvador, Nayib Bukele, ai i Brazilit Jair Bolsonaro apo dhe Donald Trump, me eksperiencë në biznes, në platforma sociale dhe fjalime emocionale në publik.

Nëse rivali i tij Petro fiton, ai do të bëhet presidenti i parë i majtë në vendin ku për shumicën e shekullit të kaluar janë bërë akorde bashkëpunimi mes të djathtës e qendrës së djathtë.

Por Petro, ish-kryebashkiak i Bogotá, është akuzuar më parë për lidhje me grupet guerile që kanë luftuar për dekada me forcat shtetërore dhe ato aleate paramilitare.

Kolumbia konsiderohet si një nga vendet më të pabarabarta në botë, ku titulli “inxhinier” përdoret në formë respekti për një milioner si Hernández, dhe ku të varfërit luten për ndryshim. /Guardian/

FOTO GALERI
1/3
Kryebashkiaku Hernández shihet që humbet shpejt qetësinë, ngrihet në këmbë dhe lëshon një varg fjalës ofenduese, madje dhe qëllon Claro me shuplakë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA