Spiropali dhe Rama dëshmojnë pasojat e luftës, pamjet e trishta nga Ukraina

15/06/2022 17:49

Lufta në Ukrainë vazhdon në muajin e katërt, por në kryeqytet ku ditët e fundit situata paraqitet më e qetë, liderët botërorë kanë pranuar ftesat e presidentit Volodymyr Zelensky për të parë nga afër pasojat e sulmeve.

Edhe pse fund i luftës nuk duket i afërt, në Kiev është ndërtuar tashmë një muze lufte. Në ekspozitën “Kryqëzimi I Ukrainës”, shfaqen artefakte të gjetura pasi ushtria ruse u detyrua të tërhiqej nga zonat që pushtoi rreth kryeqytetit.

Këtë të mërkurë, dëshmitarë të pasojave të luftës u bënë kryeministri shqiptar Edi Rama, ministrja Elisa Spiropali dhe kryeministri malazez Dritan Abazoviç. Spiropali ka ndarë disa foto në rrjetin social “Facebook”.

Raketat, racionet ushqimore, helmeta dhe objekte të tjera të braktisura në rajonin në veri të Kievit po shfaqen në një ekspozitë në një muze të Luftës së Dytë Botërore. Kutitë e xhamit  në ekspozitë mbajnë  shënime personale dhe kartat e ushtarëve rusë të vrarë në vijën e frontit. Pasaportat e tyre tregojnë se sa të rinj ishin.

FOTO GALERI
12/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA