“Kush mbjell uri, do korrë revoltë”! Protesta e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve

15/06/2022 17:58

Dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, janë mbledhur këtë pasdite në sheshin “Skënderbej” ku do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve për produktet e shportës dhe karburantet.

Aktivistët lajmëruan se do të nisin protestën në orën 18:00, ndërkohë që pritet që në minutat në vijim, më shumë qytetarë të mblidhen në shesh.

Qytetarët dalin në rrugë pas dy muajsh, për të njëjtat arsye që doli për disa ditë me radhë gjatë muajit mars. Çmimet e produkteve bazë, ndikuar nga kriza pas luftës në Ukrainë, por jo vetëm, janë shtrenjtuar Akoma më shumë. Sipas shifrave të Instat, inflacioni në maj arriti në 6.7%, duke prekur kështu një shifër rekord, më e larta në 20 vite.

Takso oligarkët, jo qytetarët”,Pse bën sikur jeton në një vend norma”,Thikë në zemër, çmimi i nutellës”, “S’ka më nëpërkëmbje, s’ka më sakrifica”, “Ne duam të drejta”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve.

Aktivisti dhe pedagogu Arlind Qorri, gjatë intervistës së dhënë një ditë më parë për në “Talk”, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë, pasi për shkak të politikave të gabaura të qeverisë, ata paguajnë më shumë për produktet dhe shërbimet që marrin, një situatë që po rëndon çdo ditë e më shumë xhepat e tyre. Duhet të protestojmë për shkaqet se përse Shqipëria ndodhet në këtë krizë, u shpreh aktivisti i Organizatës Politike.

“Sot shumë shqiptarë nuk arrijnë të blejnë qumësht, vaj e ushqime të tjera bazike, sepse nuk kanë para mjaftueshëm, sepse pagat e tyre janë shumë të ulëta, pensionet janë shumë të ulëta, ndihma ekonomike është qesharake. Ndërkohë, çmimet vetëm rriten. Midis prillit dhe majit, në vetëm një muaj, çmimet e produkteve ushqimore janë rritur me 20-30%, sipas statistikave reale, ndërsa rritja reale mund të jetë edhe më e madhe”.

FOTO GALERI
1/33

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA