Një 27-vjeçar me emrin Aleksandër Sadiku ka ndërruar jetë mesditën e sotme, pasi iu vu një eksploziv në makinë, e cila shpërtheu teksa ishte në lëvizje.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Sauk-Teg”, ndërsa viktima ka ndërruar jetë pasi ka mbërritur në spital.

Ende nuk dihet se cili është motivi i ngjarjes ndërsa rupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel