Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ndodhet në Kiev të shtunën për një takim me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy për të diskutuar mbi çështje të rindërtimit të vendit dhe përparimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Do të bëj vlerësimin e punës së përbashkët të nevojshme për rindërtimin dhe përparimin e bërë nga Ukraina në rrugën e saj evropiane“, shkruante ajo në një postim në Twitter.

Të shtunën Zelenskyy tha se vendi i tij “do të triumfojë me patjetër në luftën e nisur nga Rusia”. Ai i bëri komentet nga një vendndodhje në Kiev, që nuk u bë i ditur.

Në një fjalim drejtuar pjesmarrëve në takimin e sigurisë që mbahet në Singapor, zoti Zelenskyy tha se Ukraina po has vështirësi në furnizimin me produkte ushqimore për shkak të konfliktit dhe se disa pjesë të botës po përballen me “një krizë akute e të rëndë ushqimore si dhe uri”, për shkak të bllokadës ruse.

Të premten, presidenti Joe Biden këmbënguli se zbulimi amerikan u përpoq ta paralajmëronte Ukrainën për rrezikun e afërt të një sulmi rus, por zoti Zelenskyy sikurse ai tha, “nuk ia vuri veshin”.

Zoti Biden i bëri komentet gjatë takimi për mbledhjeje fondesh në Los Anxhelos, ku foli për punën e bërë nga administrata e tij për forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës ndërsa lufta vazhdon.

Megjithëse zoti Zelenskyy ka frymëzuar shumë njerëz me rolin e tij udhëheqës gjatë luftës, përgatitja e tij për sulmin, apo mungesa e një gjëje të tillë, ka mbetur një çështje e diskutueshme.

Në javët para fillimit të luftës, më 24 shkurt, zoti Zelenskyy kritikoi publikisht paralajmërimet amerikane për një sulm të mundshëm rus, duke thënë se ato po dëmtonin ekonominë e brishtë të Ukrainës.

Tashmë zyrtarët ukrainas janë gjithnjë e më të shqetësuar nga ajo që e quajnë lodhje nga lufta e Perëndimit.

Ata druhen se Rusia mund të përfitojë nga kjo për të ushtruar trysni ndaj Ukrainës për kompromis, diçka së cilës presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i ka rezistuar, duke thënë se Kievi do t’u qëndrojë kushteve të veta për paqen.

Top Channel