Londër, hapet ekspozita më e madhe në Europe e artit në miniaturë!

11/06/2022 12:29

Ekspozita “Small is Beautiful” celi dyert në Londër, si eventi më i madh në Europe i artit në miniaturë.

Vizitorët duhet të afrohen për të parë më mirë apo të përdoren lente zmadhuese në mënyrë që të shijojnë cdo detaj të 143 miniaturave të realizuara nga 33 artistë lokalë dhe ndërkombëtare. Më figurave të ndryshme në pejsazhe shumëngjyrëshe apo replica ndërtesash, ekspozita ka ofruar një argëtim të madh, ndërsa ky lloj arti në vetvete kon siderohet si një mënyrë për të treguar mbështetje për të vegjlit në mesin tonë që po përpiqen të ndryshojnë gjërat.

Kur shikon brenda kutive prej xhami dhe identifikon figurat e vogla brenda tyre, të duket sikur sheh veten në një skemë të madhe gjërash. Por unë mendoj se poezia dhe fuqia, hyn në faktin që ti je akoma jashtë, dhe kutia është atje, pra këtu kemi një dualitet interesant ku jeni të dy një figurë shumë e vogël, por edhe mjaft epike në proporcion.

“Në ditët e sotme kemi printera 3D, mund të bëhet pothuajse gjithçka dixhitale dhe në një moment, ndoshta pas dhjetë apo njëzet vjetësh, do të shtohet vërtet nevoja për të pasur diçka të bukur të punuar me dorë. Miniaturat, për këtë, janë të shkëlqyera, sepse është diçka që mund ta bësh vetë. Dhe është diçka e vërtetë. Mendoj se njerëzve do t’u mungonte vërtet diçka autentike dhe miniaturat janë të tilla vertët.”- tha Basia Wesolowska, Artiste

 

“E gjithë kjo të kujton edhe një herë sesa të vegjël jemi në një botë kaq të madhe.”- tha një turist.

 

 

Top Channel