Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, “Përbindëshi” francez barazon Klose-n dhe gjuetia për Messin vazhdon! 23/06 02:57
Tjetër përforcim nga Ajax për Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë arritur akordin me “Harkëtarët” për shërbimet e Ryan Gravenberch, mesfushorit që shkëlqeu sezonin e fundit në Eredivisie.
“Bayern është një klub i madh, mendoj se ne duhet të fitojmë tituj të mëdhenj këtu. Dhe kjo është ajo që shpresoj, jam i lumtur që ndodhem në Mynih”, deklaroi Gravenberch.
Afrimi i parë i rekordmenëve të futbollit gjerman në këtë seksion të merkatos ishte Noussair Mazraoui, anësori i djathtë maroken, i cili u sigurua me parametra zero nga Ajax. Objektivi i radhës është Sadio Mane nga Liverpool./ Super Sprot
Top Channel