Në një intervistë të veçantë për Ledion Liçon në “A live night”, Besa Kokëdhima ka rrëfyer se si reaguan prindërit e saj kur u tha se donte të bëhej këngëtare.

Ajo u shpreh se ata ishin të mbushur me pikëpyetje se me çfarë do të përballej, nëse do të kishte një karrierë pozitive në vendin tonë e shumë pyetje të tjera.

“Unë fillova aktivitet e para në kolegjin që ndiqja. Prindërit e mia nuk është se po shkulnin flokët nga gëzimi, unë e kuptoj sot pak më ndryshe se kur je i vogël në atë moment thua pse s’më mbështesin, jo siç mendon sot. Sidomos prindërit që nuk janë muzikantë, kanë merakun që duke e mbështetur…se vetë nuk dinë ta mbështesim apo jo, a ka vërtetë talent, sa talent ka. Pasi sigurohen a kanë talent, vjen pyetja numër dy dhe të gjitha nenet do të ishin se sa funksionale do të ishte një karrierë e tillë në vendi tonë, si e bën jetën një artist, sepse kur e kthen diçka në profesion ka plot të tjera të dhëna që duhen konsideruar”, tha Besa.

Besa Kokëdhima numëron dhjetëra hite në vendin tonë prej vitesh tashmë, si ato ritmike apo edhe balada, duke dhuruar për fansat art të vërtetë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA