Këngëtarja Besa Kokëdhima rrëfeu këtë të shtunë në “A live night” se edhe ajo si shumë artistë ka rënë pre e bullizmit gjatë kohës së gjimnazit në Angli.
Periudhën e qëndrimit atje, Besa e përshkruan të vështirë, edhe pse ngrohtësinë e gjente vetëm tek arti
“Unë kam ikur për të bërë gjimnazin në Angli dhe atje gjithashtu u përfshiva në aktivitete muzikore, mësime pianoje, muzika në atë moment përveç si pasion, ishte edhe një nevojë, udhëtimi im nuk ishte i thjeshtë ndoshta për moshën largësia. Jeta në shkollat të paktën flas për rastin tim, ka bullizëm si nëpër filma, nuk je i mirëpritur në shoqërinë e tyre veç faktit që aty ka multikulturalizëm,në rastin tim me vështirësi e gjeta veten atje, ndihesha e vetmuar dhe kaloja shumë orë duke i rënë pianos duke kënduar. Më pas u përfshiva në aktivitet artistike dhe fitova çmimin e parë në Angli, isha e vetmja studente që këndova në gjuhën shqipe ose më saktë e vetmja që këndoi jo anglisht”, tha Besa.
Besa Kokëdhima është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, e cila prej vitesh ka dhuruar hite.
Top Channel