Vrau çiftin ndërsa fëmijët po flinin, autori rrëfen detajet rrëqethëse: Shkova me thikë…

10/06/2022 17:09
Viktimat, Stephen dhe Jennifer Chapple

Trupa e gjykatësve u përball me një regjistrim rrëqethës të ish-ushtarit, i cili vrau fqinjët e tij më 21 nëntor të vitit të kaluar në Angli.

Ish komandoja, Collin Reeves, 35 vjeç, goditi me thikë Stephen dhe Jennifer Chapple në shtëpinë e tyre në Norton Fitzwarren, afër Taunton, Somerset, ndërsa dy fëmijët e tyre flinin në katin e dytë rreth orës 21:00, sipas Sky News.

Reeves u hodh mbi një gardh për të hyrë në pronë në Dragon Rise, pas një sherri të gjatë mbi parkimin.

Të premten, një regjistrim i thirrjes së urgjencës u shfaq në gjykatë si provë për krimin. Operatori ngatërroi Reeves me viktimën, duke e pyetur nëse ai ishte dëmtuar.

Reeves tha: Unë shkova me thikë, i kam goditur të dy.

Kur u pyet nëse çifti ishte ende gjallë, ai u përgjigj: Jo, mendoj se ata po lëviznin disi. Ai ishte shtrirë në dysheme, ajo ishte shtrirë në divan.

Duke dhënë dëshmi të premten, nëna e Reeves, Lynn, qau teksa u tregoi juristëve se si e gjeti djalin e saj “të bardhë si një fantazmë” natën e sulmit.

“Ai thjesht po qëndronte në këmbë, ai thjesht shikoi drejt nesh sikur të mos ishte aty dhe duhet të mbroja familjen time’”, tha ajo.

Zonja Chapple nuk kishte mundësi të ngrihej nga divani dhe të mbrohej gjatë sulmit.

Ajo pësoi gjashtë plagë me thikë në pjesën e sipërme të gjoksit dhe shpatullës, duke i shkaktuar vdekjen. Ndërsa 36- vjeçari, gjithashtu mori gjashtë plagë në trup.

Pamjet e kapura në kamerën e derës së pasme që tregojnë Reeves duke hyrë në pronë përpara se zonja 33-vjeçarja të dëgjohej duke bërtitur nga tmerri.

Reeves më pas bërtiti “vdis…vdis!”.

Reeves, një ish-inxhinier komando në Ushtrinë Britanike, ka pranuar vrasjen e çiftit dhe është deklaruar fajtor. Ai pretendon se vuante nga një “anormalitet i funksionimit mendor”.

Top Channel