Kancelari Olaf Scholz ka arritur në Prishtinë dhe është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode

Scholz do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.

Krahas Kosoves, gjate turit në Ballkan kancelari gjerman do te ndaloje edhe ne Beograd (Serbi), Shkup (Maqedonia Veriore) dhe Sofje (Bullgari) si dhe metropoli i Greqisë veriore Selaniku. Fokusi i bisedimeve të tij atje do të jetë afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, tha të mërkurën (08.06.2022) në Berlin zëvendës-zëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA