Rajoni i Ukrainës i mbështetur nga Moska do të dërgojë grurë në Rusi

10/06/2022 17:46

Rajoni i Donbasit, i përbërë nga Donetsk dhe Luhansk, ka njoftuar se do të nisë së shpejti përmes hekurudhës, një sasi të konsiderueshme gruri në Rusi.

Edhe nëse arrihet ndonjë marrëveshje dhe portet e Ukrainës mund të rihapen, rreziku nga minat detare të vendosura nga Ukraina dhe Rusia do të pengojë dërgesat potencialisht për muajt e ardhshëm, sipas zyrtarëve detarë.

“Minat detare janë hedhur në afrimet e portit dhe disa dalje portuale janë bllokuar nga maune dhe vinça të mbytur,” tha një zëdhënës i agjencisë së transportit të OKB-së, Organizata Detare – Ndërkombëtare një nga disa organe që punojnë në vendosjen e kalimit detar për furnizimet me grurë.

Heqja e plotë e minave detare në zonat portuale do të zgjaste disa muaj.

 

Top Channel