Mungesa e sanksioneve ndaj Rusisë pengon Serbinë për anëtarësimin në BE? Scholz i kërkon Vuçiç solidarizim me Ukrainën

10/06/2022 18:43

Kancelari gjerman Olaf Scholz, është shprehur ditën e sotme se pret që sanksionet kundër Rusisë të mbështeten nga të gjitha vendet që aplikojnë për anëtarësim në BE, përfshirë Serbinë. 

“Është një luftë e tmerrshme, e pakuptimtë që ka nisur për një vizion imperialist të Rusisë. Prandaj është e rëndësishme që Bashkimi Evropian dhe të gjithë ne të solidarizohen me Ukrainën dhe ta ndihmojnë atë të mbrohet kundër këtij sulmi. ”, i tha Scholz presidentit serb Aleksandar Vuçiç gjatë një konference të përbashkët shtypi në Beograd ditën e sotme.

“Sanksionet nuk do të zhduken thjesht kur armët janë të heshtura,Rusia duhet të arrijë në një mirëkuptim me Ukrainën. Është e qartë se një marrëveshje duhet të qartësojë përfundimisht çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz gjatë një konference të përbashkët të mëparshme për shtyp me kryeministrin e Kosovës. Albin Kurti të premten në Prishtinë.

“Sot i kërkoj edhe një herë të dyja palët për një angazhim të qartë ndaj këtij dialogu. Të gjithë duhet t’i afrohen njëri-tjetrit, aq i vështirë sa ndonjëherë është,” shtoi ai. Vuçiç ka hedhur poshtë “kërcënimet” dhe “presionet” kundër Serbisë kur bëhet fjalë për njohjen dhe dialogun me Kosovën.

Kosova dhe Serbia po aspirojnë anëtarësimin në BE. Scholz tha se këshilli i BE-së do të marrë një vendim për pranimin e përshpejtuar të Ukrainës në BE pas rekomandimit të komisionit të BE-së.

 

 

 

 

Top Channel