Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në Pallatin e Brigadave Bajram Begajn, që do ta pasojë në detyrën si kreu i shtetit.

“Kënaqësi të prisja sot Presidentin e zgjedhur, Bajram Begaj dhe t’i uroja sërish suksese në detyrën e lartë, që e pret në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, shkruan Meta, teksa ka ndarë dhe një foto nga takimi.

Meta do të dorëzojë detyrën në 24 korrik. Drejt Presidencës do të shkojë më pas ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në një mandate pesë vjeçar.

Bajram Begaj, i propozuar nga socialistët, u zgjedhur President i Republikës me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA